Këngëtari dhe kantautori i njohur Pirro Çako ka lançuar së fundmi një këngë të re, e cila është një dedikim për djalin e tij.
Kënga e cila ka një tekst kuptimplotë dhe tejet emocionues titullohet “Tjetër Njeri”.
Çfarë e bën edhe më të veçantë këtë krijim të këngëtarit të mirënjohur është videoklipi, në të cilin janë djali dhe bashkëshortja e tij, duke plotësuar kështu portretin e bukur familjar.
Kënga vjen si pjesë e projektit “Triptik” të Pirro Çakos, i cili 20 ditë më parë lançoi në kanalin e tij në “Youtube”, baladën e parë të titulluar “Shpirt”.
Tashmë kompozitori i njohur është në përmbyllje të këtij projekti, pasi së shpejti do lançojë këngën e tretë, të titulluar “Radio në qiell
Këngët tashmë gjenden të publikuara në kanalin zyrtar të Pirros në YouTube
Music: 𝗣𝗜𝗥𝗥𝗢 𝗖𝗔𝗞𝗢 🎵
Lyrics: 𝗣𝗜𝗥𝗥𝗢 𝗖𝗔𝗞𝗢 🎵
Produced by: 𝗞𝗟𝗘𝗗𝗜 𝗕𝗔𝗛𝗜𝗧𝗜
🎵 Mix Master by: 𝗔𝗟𝗔𝗡𝗗𝗬
📌 Styling: 𝗝𝗢𝗡𝗜 𝗣𝗘𝗖𝗜 🎥
Video: 𝗙𝗨𝗟𝗟𝗠𝗢𝗢𝗡 𝗣𝗥𝗢𝗗𝗨𝗖𝗧𝗜𝗢𝗡
🎥 Directed by: 𝗧𝗛𝗘 𝗖𝗟𝗔𝗨𝗗𝗜𝗔
✔️ Published by : 𝗙𝗢𝗟𝗘 𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗦𝗛𝗜𝗡𝗚
Shpirt
Mos më thuaj se çdo gjë ka mbaruar
Mos më thuaj se tani s’më do
Nuk e di nëse më ke tradhtuar
por askush nuk flet, askush nuk ma thotë
Mos ma vrit ti ëndrrën që filloj
Lerma portën hapur të shikoj
ditët po duken më vite
sa filloj t’i numëroj…
sa filloj t’i numëroj…
Dua ta dëgjoj, se për ty akoma nuk mbaroi
Dua ta dëgjoj, se për ty akoma do vazhdojë
Që kur ke ikur ti, më beso
unë s’kam bërë me asnjë tjetër dashuri
Po pres, po pres të vish ti
Të kërkoj unë ty, në çdo listë avionash
të kërkoj në çdo periferi
Por askush nuk të ka parë e dëgjuar
veç një zot e di, ku merr frymë tani
Vetëm ki kujdes mbulohu shpirt
se i ftohti ka filluar prapë
dhe askush më mirë se unë jo
s’të mbështjell ty dot ne shtrat
Dua ta dëgjoj, se për ty akoma nuk mbaroi
Dua ta dëgjoj, se për ty akoma do vazhdojë
Që kur ke ikur ti, më beso
unë s’kam bërë me asnjë tjetër dashuri
Po pres, po pres të vish ti
Music: PIRRO ÇAKO 🎵
Lyrics: PIRRO ÇAKO 🎵
Produced by: 𝗞𝗟𝗘𝗗𝗜 𝗕𝗔𝗛𝗜𝗧𝗜
🎵 Mix Master by: 𝗔𝗟𝗔𝗡𝗗𝗬
📌 Styling: 𝗝𝗢𝗡𝗜 𝗣𝗘𝗖𝗜
🎥 Video: 𝗙𝗨𝗟𝗟𝗠𝗢𝗢𝗡 𝗣𝗥𝗢𝗗𝗨𝗖𝗧𝗜𝗢𝗡
🎥 Directed by: 𝗧𝗛𝗘 𝗖𝗟𝗔𝗨𝗗𝗜𝗔
✔️ Published by : 𝗙𝗢𝗟𝗘 𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗦𝗛𝗜𝗡𝗚
Tjetër njeri
Erdhe ti, ditët ndryshuan
Dhe dilemat u larguan
Zero fjalë, ishte e shkruar
Për tu parë
Sa herë bluja dhe e verdha
Përmbi zjarr nisin vallëzojnë
Është pasioni i dashurisë që ne jetojmë
Je balada e pashkruar
Valsi im i preferuar
Je fillimi edhe fundi i ënd’rruar
Kur unë i kisha fjalët
Po s’kisha muzikën
Kisha humbur krejt nga sytë e mia dritën
Të kërkoja natën
e s’të shija ditën
ti më zgjove nga ky gjumë
të kem një këngë më shumë
dhe tani e di
je vetëm ti
e unë jam bërë tjetër njeri
Ardhja jote e papritur
gjithë demonët mi largoi
e më dha një shans të dytë
prapë të jetoj
toka mrapsht mu rrotullua
dhe buzëqeshja mu kthjellua
zemra ime dhe një herë u dashurua
Je balada e pashkruar
Valsi im i preferuar
Je fillimi edhe fundi i ënd’rruar
Kur unë i kisha fjalët
Po s’kisha muzikën
Kisha humbur krejt nga sytë e mia dritën
Të kërkoja natën
e s’të shija ditën
ti më zgjove nga ky gjumë
të kem një këngë më shumë
dhe tani e di
je vetëm ti
e unë jam bërë tjetër njeri
je vetëm ti
dhe unë jam bërë tjetër njeri
ObserverKult
Kliko edhe:
PIRRO ÇAKO: NATËN MES TERRIT KËRKOJ FYTYRËN TËNDE… (TEKSTI DHE KËNGA)