Ideatorët e filmit të famshëm vizatimor “South Park” kanë nënshkruar një super kontratë, 900 milionë dollarë me gjigantin mediatik amerikan, Viacom CBS. Krijuesit Trey Parker dhe Matt Stone do të nisin punën për realizimin e episodeve të reja për komedinë më të famshme për fëmijë e të rritur.
Sipas kontratës, seritë e reja duhet të jenë gati për publikim brenda vitit të ardhshëm. Marrëveshja, e cila përfundon në fund të 2027-s, përfshin 6 sezone të reja të shfaqjeve të South Park Tv dhe 14 filma me metrazh të gjatë.
“South Park” është komedia e filmave të animuar, më jetëgjatë dhe më e famshme në botë, që u shfaq për herë të parë në vitin 1997. Skenari ishte i thjeshtë: jeta dhe bëmat e 4 djemve të llastuar: Stan, Kyle, Eric dhe Kenny, qark qytetit të South Park në Kolorado, transmeton ‘a2news.com’.
Komedia u bë e famshme për shkak të fjalorit të fortë dhe shpesh kontrovers, humorit të zi dhe surreal që satirizonte problemet me të cilat përballeshin të rriturit. Jo më kot seritë e fundit iu dedikuan pandemisë dhe frikës nga vaksina. Ideatorët kanë prodhuar ndër vite më shumë se 300 episode.
LEXO EDHE: Filmi i animuar “Exit” i regjisorit shqiptar fiton çmimin “Excellence Special Mention”