Rikthehet “Zonja Bovari”, Floberi në gjyq përballë shoqërisë dhe akuzave të Ministrisë së Arsimit

Rikthehet zonja “Bovari”. Një nga madamat më të përfolura në letërsi, ajo që tronditi edhe shoqëritë e emancipuara me historitë e saj të dashurisë, riprezantohet edhe në shqip.

Botues, shkrimtarë e studiues u bënë bashkë në qendrën e librit për këtë klasik që ndonëse ia vlente rilexosh. Tani e gjen edhe me historinë e gjatë të përballjes me shoqërinë dhe drejtësinë, transmeton ‘a2news.com’.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit tregon se ky është vetëm fillimi i pranverës frankofone që do të vijojë me të tjera projekte nga letërsia franceze.

Ndonëse takimet letrare kryhen sipas kushteve të diktuara nga pandemia, studentët e letërsisë sot për “Bovarinë” mbushën sallën e takimeve në QKLL.

LEXO EDHE: Letër dashurie nga Flaubert: Të dua, e pakrahasueshmja ime!