Rikthim te libri i printuar: Tabletat nuk po joshin më, lexuesit preferojnë letrën

Libri elektronik, i cili mori hov në fillimet e veta po tërheq gjithnjë e më pak lexues. Këta të fundit pohojnë se libri tradicional është i vështirë të zëvendësohet.

Zhvillimet e viteve të fundit në teknologji kanë dhënë impakt në shumë industri. Ndër to dhe industria e botimeve të librave, ku pajisjet e-book kanë “zëvendësuar” librin e printuar. E megjithatë ky trend duket se po pëson devijim sepse gjenerata Z preferon versionin e printuar të librave me tepër sesa atë “elektronik”.

Të dhënat dëshmojnë se 68% të lexuesve ne Shtetet e Bashkuara zgjedhin librin e botuar ne letër, krahasuar me 42% të cilët preferojnë versionin elektronik.

Kjo diferencë është më e theksuar te lexuesit britanikë, ku 80% të librave të blerë nga moshat 13-24 janë të printuar.

Studimi i Pew Research zbulon se e ashtuquajtura gjenerata Z lexon më shumë se çdo gjeneratë tjetër.

Kështu në SHBA, 83% e grupmoshës 18-29 vjeç lexojnë rregullisht, krahasuar me grupmoshën 30-49 vjeç, ku lexuesit aktiv zënë 72% të popullatës.

Megjithatë teknologjia ngelet të jetë një faktor i rëndësishëm dhe ndikues për promovimin dhe rritjen e këtij sektori. Nërkohë ekspertët tregojnë se falë komuniteteve online, autorët kanë arritur të shesin 20 milionë kopje të librave të tyre në version digjital.

Edhe në Shqipëri, ky trend në rritje i lexuesve dëshmon se lexuesit preferojnë librin e printuar.

Studimi i fundit i nga Shoqata Kombëtare e Librit, zbulon se 52% e shqiptarëve lexojnë rregullisht, dhe 70% të tyre zgjedhin librin e printuar./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

LEXIMI ZGJAT JETËN, RRJETET SOCIALE DËMTOJNË KUJTESËN

Sipas një studimi të publikuar më herët në revistën “Social Science and Medicine” njerëzit që lexojnë libra jetojnë më gjatë se njerëzit që nuk lexojnë.

Studiuesit në Universitetin Yale pyetën 3635 pjesëmarrës mbi 50 vjeç për zakonet e tyre të leximit.

Nga këto të dhëna, ata e ndanë grupin në: jo-lexues, njerëz që lexojnë më pak se 3.5 orë në javë dhe njerëz që lexojnë më shumë se 3.5 orë në javë.

Studiuesit ndoqën secilin grup për 12 vjet. Njerëzit që lexuan më shumë ishin gra të arsimuara në universitet në grupin me të ardhura më të larta.

Ata që lexonin mbi 3.5 orë në javë jetuan plot 23 muaj më shumë se ata që nuk lexonin fare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult