Rikthimi i ‘Friends’, a pati një romancë mes Ross dhe Rachel jashtë kamerave?

Pas ribashkimit të famshëm të “Friends”, prezantuesi James Corden aludoi se është thuajse e pamundur që përgjatë viteve të mos ketë patur të paktën një romancë të vërtetë mes aktorëve.

Këtu, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer shkëmbejnë një shikim mes tyre dhe David pranon se gjatë sezonit të parë ai e pëlqente vërtet shumë Jennifer.

“Ishte reciproke”, shton Aniston e cila interpreton Rachell.

“Në një moment, të dy kishim një pëlqim shumë të fortë me njëri-tjetrin, por ishim si dy anije që kalojnë shumë pranë dhe nuk takohen kurrë, sepse njëri prej nesh ishte gjithmonë në lidhje me dikë tjetër. Nuk e kaluam kurrë atë kufij. Respektuam njëri tjetrin dhe…” – Këtu ndërhyn Matt LeBlanc që thotë “budallalliqe” dhe pi një gllënjkë ujë, transmeton ‘a2news.com’.

Kjo shkaktoi shume të qeshura në sallë ndërsa LeBlanc shtoi se “po bënte shaka”.

Aniston theksoi se “e dhanë puthjen e parë gjatë xhirimeve të serialit dhe kanalizuan gjithë dashurinë dhe adhurimin për njëri-tjetrin tek personazhet Ross dhe Rachel”.

LEXO EDHE: Fansat të zhgënjyer nga rikthimi i serialit “Friends”