Ringritja e Teqesë së Dollmës, u dëmtua rëndë nga tërmeti

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti solli në vëmendje një nga restaurimet e kryera përgjatë këtyre kohëve, ndërsa shtatori është shpallur muaji i trashëgimisë kulturore.

“Menjëherë pas tërmetit nisëm ringritjen e Teqesë së Dollmës në Krujë, një nga monumentet më të dëmtuara”, u shpreh Margariti.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi në muajin shkurt projektin e restaurimit të “Teqesë së Dollmës” Krujë. Në kushte të emergjencës, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kjo i hapi rrugën të bëhet ringritja e Teqesë.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të teqesë.

Pas përforcimit të mureve, specialistët restauruan pikturën murale. Dhe ndodhi kështu ringritja e planifikuar.

Teqeja e Dollmës është monument kulture i kategorisë së parë. Ndërtuar në vitin 1778 dhe një nga më të rëndësishmit e qytetit të Krujës.

Ringritja e Teqesë së Dollmës, u dëmtua nga tërmeti

LEXO EDHE: Çfarë po ndodh me Trashëgiminë në Shqipëri? Monumentet e kulturës në qytetet e vogla drejt degradimit

Prej disa javësh, e gjithë politika, shoqëria civile, por edhe profesorë e akademikë e njerëz të artit e kulturës janë përfshirë në një debat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Dhe pikëpyetjet nëse kjo godinë 81-vjeçare ishte apo jo pjesë e trashëgimisë kulturore.

Por, i gjithë ky debat i përqendruar në Tiranë, ka lënë në harresë degradimin e monumenteve shekullore të kulturës në qytetet e vogla të vendit, për të cilat qeveritë njëra pas tjetrës as që janë kujtuar ndër vite. Porta Vendore bëri një vëzhgim për monumentet e kulturës në disa qytete të Shqipërisë së Mesme…

Kalaja e Peqinit

Kjo që shihni në foto është kalaja e Peqinit, një qytet i vjetër vetëm 1 orë larg Tiranës (ku gëlon debati për teatrin) ku siç shihet ky monument kulture është kthyer në një vend ku hidhen plehrat, ‘parkohen’ kuajt dhe makinat…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU