Rinovimi i Teatrit Kombëtar, projekti ende në fazat e hershme

Ushtrimet e shfaqjet, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, tash e dy vjet, po i realizojnë në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Për shfrytëzimin e kësaj hapësire, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paguan rreth 180 mijë euro në vit.

“Në hapësirat e Pallatit të Rinisë kemi edhe Teatrin e Kosovës, shuma është diku rreth 14 – 15 mijë euro, me të gjitha shërbimet që ofrohen”, tha Mrikë Gashi, kryeshefe ekzekutive e Pallatit të Rinisë.

Kalimi në sallën e njohur si Salla e kuqe, nuk i ka pëlqyer qysh nga fillimi drejtorit të Teatrit, Kushtrim Sheremeti.

Ky thotë se është dashur të intervenohet disa herë në të, për shkak të kushteve të vështira.

“E kemi nisë këtë punë që mos me ndal teatrin… Ka qenë shumë sfiduese, por ja kemi dal që nga marsi e kemi pas edhe një rinovim. Edhe tash e kemi një rinovim e kemi çu tavanin ma lartë dhe i kemi ndërruar ulëset. Kemi krijuar kushte por nuk është optimalja por minimalja”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar.

Aktorët do të vazhdojnë t’i mbajnë këtu aktivitetet edhe për një kohë, meqë ende nuk kanë nisur punimet për restaurimin e Teatrit.

Madje nuk dihet as kur do të fillojnë, meqë Ministria e Kulturës është në faza të hershme të projektit.

“Në lidhje me projektin e restaurimit dhe konservimin të Teatrit Kombëtar të Kosovës ju informojmë se tashmë është hartuar projekti zbatues për restaurim dhe konservim.

MKRS-ja këtë javë planifikon të hap procedurë e prokurimit për zbatimin e projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Vendimin për kalimin e përkohshëm në hapësirat e pallatit të rinisë, MKRS-ja, e kishte marrë në korrik të 2022-ës.

Këto hapësira shfrytëzohen për ushtrime edhe nga Trupa e Baletit dhe Operës.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Atvlive.tv

ObserverKult


Mbyllet teatri
Foto ilustrim

Lexo edhe:

“THE BEST EUROPEAN SHOW” NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS- JA KUR DO TË SHFAQET

Me 25 dhe 26 prill në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të shfaqet premiera e “The Best European Show”.

“The Best European Show” është bashkëprodhim i Teatrit të Kosovës (TKK) , Teatro Due – Parma.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult