Rinovohet shtëpia e nënës së Shën Terezës

Shën Tereza

Komuna e Gjakovës, ka planifikuar të bëjë një investim në shtëpinë e nënës së Nënës Terezë, në Novosellë, që gjendet në afërsi të këtij qyteti.

Kulla që besohet të jetë e vjetër më shumë se 200 vjet, do të shndërrohet një pjesë në bujtinë. E tjetra në muze ku do të vendosen të dhëna për Nënën Terezë e familjen e saj.

Sipas familjes që tash ndanë të njëjtin oborr me kullën, vizitorë ka vazhdimisht. Teksa shtëpia ka nisë të shkatërrohet për shkak të kushteve natyrore. transmeton rtklive.

Për fillimin e punimeve janë destinuara 30 mijë euro, 20 prej të cilave janë fond i fituar.

LEXO EDHE: Nënë Tereza: Pa dashuri nuk do të ketë kurrë paqe