Rishkrimi i historisë: “Lobimi për Kosovën nga ana e Shqipërisë ishte në nivel të ulët”

Foto ilustrim

Drejtuesi i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri, Maringlen Verli, në një intervistë për ABC thotë se rishkrimi i historisë është një proces i vazhdueshëm bazuar në dokumente, fakte dhe metodologji të reja.

Rishkrimi i historisë është një domosdoshmëri për drejtuesin e Akademisë së Studimeve Albanologjike Maringlen Verli. Piketat e tri vëllimeve për historinë e shqiptarëve, do të kenë shtrirje të gjerë në kohë dhe hapësirë thekson historiani.

Fakte të reja do këtë kryesisht për periudhën e pas 1945, pasi shumë dokumente janë deklasifikuar, sipas Verlit.

Në këtë rishkrim, historiani Maringlen Verli trajton çështjen e Kosovën mes dy luftërave. E ku padyshim një vëmendje të veçantë zë edhe debati mbi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, krijuar në vitin 1918 dhe zhbërë nga Ahmet Zogu në 1925.

Verli pranon se lobimi për Kosovën nga ana e Shqipërisë ishte në nivel të ulët, por brenda mundësive që ajo kishte.

Kjo është përpjekja e dytë pas 14 vitesh për të rishkruar historinë e shqiptarëve, pas botimit të 2006 përmbledhur në 4 volume./abcnews.al/

LEXO EDHE: Rishkrimi i historisë shqiptare, fillon nga antikiteti e deri në ditët e sotme