
Për të gjithë ata që kanë vëshirësi në mësimin e gjuhëve të huaja, një Meta vjen me një lajm spektakolar.
Përkthim në kohë reale përmes syzeve. Kjo është iniciativa e fundit e Meta me përfshirjen e IA në bashkëpunim me një markë syzesh, ku paketa e shkarkuar e gjuhëve jep mundësinë që kushdo të ketë një bisedë në anglisht, italisht, spanjisht, gjermanisht etj, pa qenë e nevojshme lidhja me internetin. Çdo kush i përfshirë në bisedë mund të lexojë përkthimin mbi ekranin e smartphone, i cili duhet të jetë i lidhur në rrjet. Aktivizimi ndodh me komandën zanore Hey Meta, nis përkthimin në kohë reale.
Të rejat e fundit janë bërë të ditura nga kompania në një njoftim zyrtar, ku përfshihen dhe shumëllojshmëri lentesh dhe formate syzesh dhe një sërë të rejash për përdoruesit në SHBA dhe Kanada, ku përfshihet edhe biseda me ndihmësin virtual .
Syzet natyrisht do shohin çfarë vrojton përdoruesi në kohë reale, duke dhënë përgjigje kontestuale pa përsëritur çdo herë aktivizimin zanor.
Për sa i përket Meta IA shoqëria do të zgjerojë aksesin e syzeve Ray–Ban Meta në shumë vende të BE, ndërsa së shpejti do te arrijë edhe Meksikën, Indinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
ObserverKult
lexo edhe:
Lajm i mirë/ Inteligjenca artificiale e zbulon në fazë më të hershme kancerin e…