Organizohet në Tiranë eventi më i madh i fotografisë, “Tirana Photo Festival”. Eva Kushova tregon për Euronews- tematikën, risitë e edicionit të 6-të të “Tirana Photo Festival”.
“Sivjet është edicioni i gjashtë dhe kemi tre kategori; foto single, foto për fotografët profesionistë dhe dron video, gjithmonë mbajmë një kategori për videot”, thotë Kushova.
Fituesit e konkursit dhe historitë e suksesit motivojnë të apasionuarit e fotografisë të jenë të shumtë në pjesëmarrje.
Me tematikën “Në lëvizje” konkursi i këtij viti ka marrë përmasa ndërkombëtare./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NESËR NË PRISHTINË NIS “FOTOIST”, FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FOTOGRAFISË
Ngjarja më e madhe e fotografisë zë vend në Prishtinë. Fotoist, Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 29 gusht (e martë).
Fotoist do të mirëpresë “Imagine: Reflections on Peace”, një ekspozitë multimediale që eksploron temat dhe sfidat e ndërtimit të paqes përmes një vështrimi gjithëpërfshirës në shoqëritë që kanë vuajtur dhe i mbijetuan konflikteve të dhunshme.
Ekspozita paraqet punën e disa prej fotografëve. Pastaj jetët e të cilëve i janë kushtuar mbulimit të luftës dhe pasojave të saj.
Disa nga fotografitë që do të ekspozojnë punën e tyre janë: Ron Haviv, Gary Knight, Gilles Peress, Stephen Ferry, Don McCullin, Nichole Sobecki. Jack Picone, Ronald Neveu dhe Nicole Tang.
Duke përdorur foto historike, tekste, video dhe mundësi interaktive, ekspozita “Imagine’ i sjell vizitorët ballë për ballë me realitetet e konfliktit të dhunshëm dhe shtron pyetjen: “Pse është kaq e vështirë të bësh një paqe të mirë. Kur është kaq e lehtë të imagjinohet?”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult