Nga: Rita Filipi
Mos qaj për vdekjen, o njeri! Ky ishte fati yt i zi…
– ku ishte parë ndonjëherë në tekste këngësh të mbushura me optimizëm të rremë tralala e lalala një dëshpërim i tillë filozofik?! Sa shpejt harrojnë disa!
Në atë kohë festivalesh në vitet e para të demokracisë kur nisën këngëtarët dhe grupet e reja të dilnin e të shpalosnin një mënyrë të re interpretimi, pamjeje, veshjeje (madje dhe zhveshjeje); qëndrimi ndryshe në skenë, filloi një paragjykim mjaft i madh ndaj tyre:
Ç’janë këta?! U prish festivali!
Se ishim mësuar më shumë me këngë, tekste këngësh e qëndrime skematike. Sot kur rikujtojmë ato pak këngë para dhe pas viteve ’90 që kanë mbetur dhe që këndohen edhe nga të rinjtë, kemi harruar atë duzinë pafund që ka shkuar në kosh.
Edhe kohët e sotme po nxjerrin këngëtarë, kantautorë, grupe të mira muzikore. Janë të gjitha llojet në tregun muzikor, nga sharlatanët te më të mirët që do të mbeten, dhe, kur mbas 20 viteve do të interpretohen prapë në skenë do të themi:
Ah, sa të bukura ishin dikur këngët! Sot nuk vlejnë!
Më tolerancë ndaj të resë, më pak nostalgji për të shkuarën, se vetëm kështu mund të shijojmë çka na afrohet në të sotmen e të shkojmë para.
Lexo edhe:
RITA FILIPI: KAM 2 VJET QË SHKOJ NË TË NJËJTAT VENDE KU SHKONIM BASHKË… DHE NUK TË GJEJ…
ObserverKult