Rita Gjeka: Do duhen edhe disa vite për të shpjeguar pse e kam unë atë rol…

Rita Gjeka ishte mysafire ditë më parë në “Abc e Pasdites”, ku ndau momentet më interesante në jetën e saj artistike.

Duke u ndalur në rolin e Sofisë në filmin “Sofia” të regjisorit Eduart Grishaj ajo tha se kurrë në jetën reale nuk do ta kishte falur vrasësin e djalit.

Ajo u shpreh se ka pasur frikë të madhe deri në momentin që e ka parë, ndërkohë që sipas saj, Eduarti është kujdesur shumë për figurën e rolit të saj në këtë film.

“Nuk e kisha menduar që do të më propozohej mua një rol i tillë. Ndoshta duhen dhe disa vite për të shpjeguar pse e kam unë atë rol.

Për momentin nuk mundena më e thanë. Por do të vij dita që kena më e thanë. Pse unë atë rol? Është momentale historia por nuk e tregojmë dot tani”.

Filmi sipas saj është meritë e çiftit. Thotë çiftit sepse nuk e kupton dot Eduartin pa Arbanën më. Ajo shtoi ndër të tjera se me regjisorin ka njohje më të hershme, kur ai ka qenë më i vogël.

Teksa biseda shkoi përtej Ritës aktore, u ndal tek marrëdhënia që ajo ka me vajzën e saj.

Aktorja e ka marrëdhënien me vajzën shumë të mirë, duke ndarë çdo gjë. Ndërsa në lidhje me mbajtjen e zisë për bashkëshortin ajo tha se i ka hequr rrobat e zeza pas thuajse 5 vitesh kur ai ishte larguar nga kjo jetë. Sipas saj ishte një ndjesi që erdhi gradualisht.


Lexo edhe:

AKTORJA RITA GJEKA RRËFEN JETËN E SAJ: KUR MBYLL DERËN, JAM PRAPË ME XHORXHIN

Drejtoreshë e teatrit “Migjeni” në Shkodër, aktorja Rita Gjeka e ftuar kohë më parë në “Vila24”, ndau momentet më të forta të jetës.

Ajo e nisi me karrierën, ku përcolli situatën e vështirë në teatër për shkak të mosfunksionimit të mirë të kaldajave…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult