Rita Ora flet me krenari për Kosovën në Festivalin e Filmit në Venecia

Këngëtarja kosovare, Rita Ora, e ka prezentuar edhe një herë si është më së miri Kosovën, tani në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të Italisë.

Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg e cila i dallon gratë e jashtëzakonshme që janë të përkushtuara për të transformuar jetën e grave të tjera.

Gjatë fjalimit të saj ka thënë se ka qenë një ëndërr e kahershme e saj që të punojë me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivojë ata, transmeton ‘indeksonline’.

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë, për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta, posaçërisht për mua ajo personalisht çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, ka thënë Ora derisa e ka prezentuar këtë çmim.

Gjithashtu, ka thënë se si ambasadore e bënë këtë punë duke ndihmuar të tjerët.


Lexo edhe:

RITA ORA I PËRSHËNDET ME KËTË VIDEO TË GJITHA ATA QË PO E KRITIKOJNË PËR MBAJTJEN E FLAMURIT SERB NË DORË

Pak ditë më parë këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka performuar në Festivalin SZIN në Hungari, ku si zakonisht ajo ‘ndezi’ skenën me performancën e saj.

Por derisa ishte duke performuar një fans ia ka dhënë një flamur serb të cilin flamur Rita nuk e lëshoi por e mbajti, e për këtë mori mjaft kritika.

Nuk vonoi shumë, këngëtarja doli me një përgjigje lidhur me këtë veprim, duke thënë se nga ndriçimi që i binte direkt në sy, nuk e ka parë qartë se i cilit shtet është ky flamur, por tek më vonë e ka kuptuar…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU