Nga çimkat tek aparatet që shkonin deri në Dajt, si përgjonte Sigurimi

E kthyer në muze në vitin 2017, shtëpia me gjethe ka funksionuar si një godinë që i shërbente Sigurimit të Shtetit, nga viti 1945 deri në vitin 2003.

Ajo njihet si shtëpia me gjethe dhe është ndoshta një nga godinat më misterioze të Shqipërisë. Në fakt kjo ndërtesë u ngrit në vitin 1931 nga mjeku Jani Basho me qëllimin e një klinike obstetrike. Pikërisht aty erdhi në jetë edhe princi Leka dhe apo ashtu ish-Kryeministri Aleksandër Meksi.

Tashmë në muzeun me 31 seksione të kësaj shtëpie, mund të gjenden veç të tjerash edhe mënyrat me të cilat sigurimi përgjonte qytetarët shqiptarë.

Dylbi, kasetofonë, aparate fotografike për distanca të largëta, pallto të pajisura me aparatura përgjimi dhe çimka që futeshin brenda shtëpive.

Brenda muzeut mund të shihen sot mikrofonët që vendoseshin në mure, të pajisur me amplifikatorë. Sipas drejtoreshës, njëri prej aparateve të gjendura në muze, mund të fotografonte deri në Dajt.

“Kjo pallto është palltoja e një agjenti. Brenda fsheh aparatin fotografik, ku kopsa ishte objektivi dhe brenda në xhep ishte mekanizimi me të cilin ai shkrepte fotot”, tha drejtoresha e muzeut në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu. Pajisjet e përgjimit mund të vendoseshin edhe brenda televizorëve apo pajisjeve të tjera shtëpiake.

ObserverKult


LEXO EDHE: TMERRET E DIKTATURËS, S’I NDALËN TORTURAT DHE GODITJET DERISA NUK JA NXJERRËN SHPIRTIN TË RIUT