Pak ditë më parë këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka performuar në Festivalin SZIN në Hungari, ku si zakonisht ajo ‘ndezi’ skenën me performancën e saj.
Por derisa ishte duke performuar një fans ia ka dhënë një flamur serb të cilin flamur Rita nuk e lëshoi por e mbajti, e për këtë mori mjaft kritika.
Nuk vonoi shumë, këngëtarja doli me një përgjigje lidhur me këtë veprim, duke thënë se nga ndriçimi që i binte direkt në sy, nuk e ka parë qartë se i cilit shtet është ky flamur, por tek më vonë e ka kuptuar.
Por, sikurse në shumë performanca e deklarata edhe së fundmi përmes reagimit, Rita e ka ritheksuar se është një shqiptare krenare me vendin dhe popullin e saj.
Ndërsa së fundmi Rita ka shpërndarë një video në Instagram ku shihet Mbreti Charles derisa flet për ikonat shqipëtare, duke përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.
E me gjasë përmes kësaj videoje, Rita ka dashur t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që nuk u ndalën duke e kritikuar lidhur me veprimin me flamur. /ObserverKult
Videon mund ta shihni duke klikuar më poshtë:
ObserverKult
Lexo edhe:
KËNDOI ME FLAMURIN SERB NË TRUP, REAGON RITA ORA PAS KRITIKAVE
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka performuar në një Festival në Hungari me flamurin e Serbisë në trup. Një video qarkulloi me shpejtësi në media teksa këngëtarja shqiptare u provokua nga një fans i saj me flamurin e Serbisë.
Rita Ora nuk e ka lënë flamurin në tokë. E ka ngritur dhe ka vijuar interpretimin me të. Komentet e shumta vërshuan në rrjet. Por vetë këngëtarja ka treguar se është shqiptare krenare. Ndërsa qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.
gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult