Rita Ora: Të dua Kosova ime!

Rita Ora

Ndeshja Kosovë-Zvicër  u mbyll me rezultatin 2-2. E bukura e kësaj loje përveç gëzimit për barazimin dhe emocionet që solli ishte edhe prania e një baneri të madh me figurat që ia ndriçuan fytyrën Kosovës.

Në mesin e figurave ishte edhe këngëtarja e njohur kosovare Rita Ora. Ajo që në çdo paraqitje që i jepet mundësia e përmend me krenari vendin prej nga vjen.

Banerin me fotografinë e Orës e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe faqja e Euro Kosova 2023.

Videon ku shihet ky baner, në krye me këngëtaren Rita Ora e ka shpërndarë në profilin e saj Facebook edhe e para e vendit, Vjosa Osmani. 

Këtë video e ka shpërndarë edhe vet këngëtarja Rita Ora. Në diçiturën e fotos ajo ka shkruar “Të dua Kosova ime, vendi më i preferuar në gjithë botën”.

 /ObserverKult


Lexo edhe:

KRYEVEPRA E NAIM FRASHËRI: BAGËTI E BUJQËSI / KUSH SI DI VARGJET E PARA PËRMENDËSH?

Poemë nga Naim Frashëri

(pjesa e parë)

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult