Rita Ora uron pavarësinë: Faleminderit Kosovë për mbështetjen…

Kosova sot feston ditëlindjen e 15-të. Në mesin e shumë urimeve ka ardhur një urim i veçantë nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Rita, përveç urimit për Kosovën, ka pasur edhe një falenderim për përkrahjen që bashkëvendasit e saj ia kanë dhënë vazhdimisht.

“Urime pavarësinë Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetje”, ka thënë Rita.

Përbri komentit në rrjetet sociale ka bashkangjitur edhe një video -mesazh, ku janë përmbledhur paraqitjet e saj në Kosovë.

ObserverKult


Rita Ora

Lexo edhe:

RITA ORA E SHPJEGON: JA PSE TANI THEM QË JAM KOSOVARE…

Rita Ora përpiqet t’i shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet ‘kosovar’ dhe ‘shqiptar’, në një intervistë të zhvilluar nga “wired”.

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”. Teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”.

Ajo ka treguar se i është referuar vetes si shqiptare, duke thënë se Kosova deri në vitin 2008 nuk ishte e pavarur. Teknikisht, tha ajo, këto dy terme janë e njëjta gjë.

Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë.

Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare. Por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

Tektsin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult