Rita Ora e shpjegon: Ja pse tani them që jam kosovare…

Rita Ora përpiqet t’i shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet ‘kosovar’ dhe ‘shqiptar’, në një intervistë të zhvilluar nga “wired”.

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”, duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, duke thënë se Kosova deri në vitin 2008 nuk ishte e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terme janë e njëjta gjë, transmeton ‘lapsi.al’.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

LEXO EDHE: Rita Ora shpërthen në lot në “The Voice of Australia”, kjo është arsyeja (Video)