Rita Petro: Mos e thuaj të vërtetën kaq copë!

rita petro

Nga Rita Petro

Mos e thuaj të vërtetën kaq copë! Sepse kështu si e thua ti, vetëm probleme do të kesh, me familjen, djemtë me të cilët del, mikeshat, mësuesit, më vonë me shefin, kolegun, partnerin e kështu me radhë…
E vërteta ka më shumë nevojë për maturi e mençuri, se sa për nerv, aq më keq për histeri.
Dhe… rezultati, më shumë anon nga fitorja, sesa nga humbja.

ObserverKult

Lexo edhe:

RITA PETRO: PSE TA NDRYSHOJMË, KUR KËSHTU E DASHUROJMË…

Pse ne gratë, (nuk përjashtohen as burrat), pasi fillojmë një marrëdhënie romantike e, sidomos kur e zyrtarizojmë atë, përveshim mëngët për një punë “të madhe” – ta ndryshojmë partnerin; ta modelojmë atë, sikur të ish prej plasteline?

Çdo përpjekje e tillë përfundon pa sukses, por edhe sikur të arrijmë diçka, ajo thjesht është e dukshme, e sipërfaqshme, e përkohshme. Ne dashurohemi me personin që ka të mira dhe “vese”. Dhe, pse ta ndryshojmë, kur kështu e dashurojmë?!!!

Nuk ka pikë kuptimi. Ama, ne mund të ndryshojme së bashku mënyrën e jetesës, mund të përpiqemi të përshtatemi me njëri-tjetrin, por jo të përdorim dobësinë ndaj dashurisë, për ta shndërruar partnerin në “princin” që paskëshim ëndërruar dikur apo që dikush tjetër e ka në krah dhe ne nuk e kemi.

Te çdo burrë ështe edhe bretku, edhe princi. Me dashurinë dhe tolerancën tonë le të ndriçojmë gjithçka të mirë, premtuese, aftësi të ndenjura në errësirë, por që janë autentike te partneri ynë.

Ndiko për të mirën e tij (partnerit), jo për të mirën tënde. E mira jote është vetëm nëse ai mbetet vetvetja.