Rita Petro: Pse ta ndryshojmë, kur kështu e dashurojmë…

rita petro

Nga: Rita Petro

Pse ne gratë, (nuk përjashtohen as burrat), pasi fillojmë një marrëdhënie romantike e, sidomos kur e zyrtarizojmë atë, përveshim mëngët për një punë “të madhe” – ta ndryshojmë partnerin; ta modelojmë atë, sikur të ish prej plasteline?

Çdo përpjekje e tillë përfundon pa sukses, por edhe sikur të arrijmë diçka, ajo thjesht është e dukshme, e sipërfaqshme, e përkohshme. Ne dashurohemi me personin që ka të mira dhe “vese”. Dhe, pse ta ndryshojmë, kur kështu e dashurojmë?!!!

Nuk ka pikë kuptimi. Ama, ne mund të ndryshojme së bashku mënyrën e jetesës, mund të përpiqemi të përshtatemi me njëri-tjetrin, por jo të përdorim dobësinë ndaj dashurisë, për ta shndërruar partnerin në “princin” që paskëshim ëndërruar dikur apo që dikush tjetër e ka në krah dhe ne nuk e kemi.

Te çdo burrë ështe edhe bretku, edhe princi. Me dashurinë dhe tolerancën tonë le të ndriçojmë gjithçka të mirë, premtuese, aftësi të ndenjura në errësirë, por që janë autentike te partneri ynë.

Ndiko për të mirën e tij (partnerit), jo për të mirën tënde. E mira jote është vetëm nëse ai mbetet vetvetja.

*Titulli i origjinalit: “Bëhu si dua unë?!”

(Një temë interesante te Goca&Gra)


Lexo edhe:

RITA PETRO: UNË E KAM BËRË… BËJE DHE TI