Rita Petro: Po si mund të të humbja ty…

rita petro

Nga: Rita Petro

“Vajza ime e dashur, kam dashur të të ab o rtoj!”. Po si mund të të humbja ty, që sot je kuptimi i jetës sime?!
“Biri im, kam dashur të të ab o rtoj, sepse isha shumë e re, por sot ti je thesari im më i vyer!”.
Sa e sa fëmijë i kanë dëgjuar këto fjalë nga prindërit e tyre…
“Më mirë të mos më kishit lindur!” – ka dhe fëmijë fatkeqë, që ua thonë këto fjalë prindërve, që u kanë shkaktuar shumë drama fëmijëve të tyre.
Të jesh në dilemë: pro jetës apo pro zgjedhjes së lirë…
Argumentet pro dhe kundër ligjit që ndalon ab o rtin, për mua duket sikur peshojnë baras.
Sigurisht, nga ana sociale, jam krejtësisht përkrah grave për zgjedhjen e tyre të lirë, nëse duan të kenë ose jo fëmijë, nëse duan ta përdorin seksin për kënaqësinë e tyre fizike, sigurisht edhe si ushqim shpirtëror dhe jo thjesht për të lindur trashëgimtarët. Ligji pro ab o rtit ka shmangur mjaft tra gjedi të grave apo fëmijëve që rriten në kufirin e mbijetesës, gjë që mund të ndodhë me Ligjin kundër Ab o rtit. Por, nga ana humane apo dhe poetike, mendoj se në momentin e ngjizjes fillon jeta. Nuk e thotë vetëm feja, por edhe shkenca.
Sa e sa fetuseve u ndërpritet padrejtësisht jeta, vetëm se janë femra, se kanë një kufizim fizik, ndonëse të aftë të jetojnë e për arsye të tjera raciste…
Për këtë kam shkruar dhe poemën: “A ka të drejtë fetusi të mendojë?!”, të cilën e publikova një ditë më parë.

———————

Lexo edhe:

RITA PETRO: MË THONË JE GRUA E FORTË…

ObserverKult