Rita Petro: Unë e kam bërë… bëje dhe Ti

rita petro

Bullizmi (“viktimat” e rëna në “rrjetat” sociale)

Nga: Rita Petro

Është një fjalë që ka hyrë kohët e fundit te ne, por një fenomen aq i vjetër dhe sot aq i dukshëm, për shkak të medieve e rrjeteve sociale, që shumë njerëz i shohin si tepsi të përbashkëta.

Pa formimin e duhur, por dhe plot probleme e trauma psikike, ata vjellin gjithçka që nuk tretet nga gjellët e këqija, me të cilat, për fat të keq, ushqehen nga mëngjesi e derisa bien të flenë, madje dhe vrerin e mëngjesit e nxjerrin, sapo hapin sytë.

Atëherë, çfarë të mbetet të bësh, kur ndihesh i/e bullizuar?
T’u tregosh gishtin e mesit?! T’i kundërsulmosh me të njëjtën gjuhë?!
Për mendimin tim duhet të mendosh:
se ti nuk je as e para dhe as e fundit që të ndodh kjo gjë;
se sharjet (për moshën, se k sin, trupin, pamjen, statusin, profesionin, ngjyrën e lëkurës etj.) nuk kanë asnjë vlerë dhe duhet të mendosh se nuk ekzistojnë për ty;
se ke gjëra shumë më të rëndësishme në jetë. Sesa të harxhosh kohë me njerëz që ta drejtojnë ty pasqyrën, se nuk kanë guximin të shohin veten, për të cilën ata s’kanë as më të voglin vlerësim;
se ke vullnetin të falënderosh kritikët që, me apo pa të drejtë, të nxitin të ecësh para;
se ke fatin e madh të kthehesh nga viktimë e “rrjetave” sociale, në luaneshë me plot ndjekës e adhurues në rrjetet sociale.
Unë e kam bërë; bëje dhe Ti!

(Një temë e rëndësishme te G&G)

ObserverKult


Lexo edhe:

RITA PETRO FLET PËR JETËN PRIVATE DHE PARAGJYKIMET ME TË CILAT PËRBALLET

Shkrimtarja dhe poetja, Rita Petro, ka folur në lidhje me paragjykimet dhe jetën private pas ndarjes nga jeta të Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.

Pak kohë më parë shkrimtarja e njohur deklaroi se pas humbjes së Latifit. Të gjitha dyert janë të hapura për dashurinë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU