Ritfolk: Më kanë thënë se e kanë parë… duke qarë (teksti dhe kënga)

Ritfolk është një nga grupet rock më të njohur shqiptar, e që ishin aktiv në vitet 1990-2001. Anëtarët ishin Altin Goci, Saimir Braho, Aleks Mazniku dhe Enris Qinami. Në vitet 1990-1994 këndonin vetëm Altini dhe Saimiri.

Në vazhdim mund ta gjeni videon dhe tekstin e këngës “Parku i dhimbjeve”, të interpretuar nga ky grup:

Ka një park ku vetëm gri shikon
Edhe në darkë dhimbje vathësh, tokëzash
dridhje shpirti parkun e kënaq
Trotuaret, tingujt, vuajtjet vallëzojnë mbi park
E më pas me hap një tren harresash
mundohet të më kapë.

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
Hej park kthema vajzën
Që lehtë t’i këndoj.

Më kanë thënë se e kanë parë
Mbi një lot duke qarë
Dua sytë t’i shoh prapë
Ti flas fjalë si i marrë.
Në errësirë flokët mi prek
Gotën time kanë lënduar
Aromë e vajzës po më pret
Nuk më lë as për t’u larguar.

Para meje buzëqesh nga pas liqenit gri
Unë lundroj mbi valët e ndjenjës time
që nesër do të më ikë
Mërmëritjet që vrapojnë pa mua nëpër shi
Ndezin vonë në park një dritë kujtimesh
dhe i shuajnë përsëri.

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
Hej park kthema vajzën
Që lehtë t’i këndoj.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

————————-

LEXO EDHE:

TY QË TË DESHA KAQ SHUMË… MOS SHKO TE VARRI IM…