Ritfolk: Në krahë kam netët që ëmbël më vajtojnë (teksti dhe kënga)
Ka një park ku vetëm rri shikon Edhe në darkë dhimbje dha të shtogve dridhje shpirti parkun e kënaq Trotuaret, tingujt, vuajtjet vallëzojnë mbi park E më pas me hap një tren harresash mundohet të më kapë.
E në krahë kam netët Që ëmbël më vajtojnë Hej park kthema vajzën Që lehtë ti këndoj.
Më kanë thënë se e kanë parë Mbi një lot duke qarë Dua sytë ti shoh prapë Ti flas fjalë si i marrë. Në errësirë flokët mi prek Gotën time kanë lënduar Aromë e vajzës po më pret Nuk më lë as për t’u larguar.
Para meje buzëqesh nga pas liqenit gri Unë lundroj mbi valët e ndjenjës time që nesër do të më ikë Mërmëritjet që vrapojnë pa mua nëpër shi Ndezin vonë në park një dritë kujtimesh dhe i shuajnë përsëri.
E në krahë kam netët Që ëmbël më vajtojnë Hej park kthema vajzën Që lehtë ti këndoj.