Riza Braholli: Do të puthja. Më në fund do të puthja!

riza braholli të puthja


Do të puthja. Më në fund do të puthja!
E tërë pritja jote ishin buzët e çelura,
sytë që digjeshin. Qiellit i lutesha:
Zot më ruaj nga ngutja!

Shumë herë bëja kështu; e po aq herë
e lidha veten, me njëmijë fjalë,
me njëmijë hekura; përulesha: ‘Zot
më jep durimin e gurit nën diellin e verës.’

‘Më puth, më puth…’ Të lexohet etja.
Uria të dridhet tek një nerv i buzës,
‘më puth, më puth…!’ m’ulërin dëshira.
Zot, të falem, më ruaj nga dehja.

Kurrë s’u puthëm. E mbase më kurrë
s’do ta marrim zjarrin që zgjon Perëndinë;
mua m’i shtrëngon rripat një grua
e mbase ty t’i shtrëngon vidhat një burrë!

Zot të falem, po shkoj e kam ngutje
Ja më merr, ja më lër ta jap atë puthje.

*Titulli i origjinalit: Mbrëmë kur s’flija

ObserverKult

Lexo edhe:

TA DIJA SE ËSHTË DITA E FUNDIT QË TË SHOH, DO TË PËRQAFOJA, DO TË PUTHJA…

Lexo edhe:

RIZA BRAHOLLI: SHKRUAJ SE E DUA LOJËN E ARTIT, SE MË MREKULLON E MË…

riza braholli

Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Riza Braholli:

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

-E mbaj mend mirë, ka qenë libri i Naim Frashërit, një përmbledhje për fëmijë,  “Për të vegjlit”, apo “Të vegjlit” më duket se quhej. U zgjua te unë një mrekulli. Një botë e përëndërrt u hap para meje. E panjohur, por e magjishme, si në përralla: fabula poezi, muzikë vargjesh. Të ndizej fantazia vetë…

Kur ratë në ‘grackën” e saj?

-Më herët se të lexoja. Para se të njihesha me letërsinë e shkruar. Kanë qenë disa fotografi me ngjyra të theksuara me partizanë, që na i tregonte edukatorja e kopshtit, ato që më kanë goditur apo trokitur në pavetëdijen time poetike, artistike. Asnjë lloj arti nuk mund të vijë e të trokasë i vetëm. Është një botë e tërë e ndërthurur me të gjitha llojet e shprehjes poetike.

Atë kohë nuk e dija ç’ishte lufta, partizanët, por ngjyrat dhe figurat në lëvizje më rrëmbyen dhe më dhanë një ndjesi mrekullie, magjie… të njëjtën ndjesi që më jepnin rrëfimet e përrallave nga xhaxhai im i vogël, që e kam dashur shumë, gjithë jetën, edhe për këtë arsye.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult