Robert Aliaj: Edi Rama më ka “propozuar” për një post, por e kam refuzuar

robert aliaj

Artisti i njohur, Robert Aliaj, është shprehur se ka marrë propozime për të drejtuar institucione shtetërore, por ka refuzuar.

Edhe pse nuk e tha konkretisht me emër, Aliaj nuk mohoi se ka marrë propozime për drejtues edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar. Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta. Mund të jetë dhe Rama.

Një artist është shumë i fokusuar te jeta e vet. Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor”- u shpreh ai në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.


Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ: GJATË KOMUNIZMIT PËRFUNDOJA SHPESH NË RAJONIN E POLICISË DHE MË RRIHNIN, KISHIN FRIKË TË RRININ ME MUA

Në emisionin “Aldo Morning Show” në tvklan është folur për temën “të jesh spiun, je i mirë apo i keq në sy të shoqërisë?”

Në një video online ka qenë edhe artisti i njohur, Robert Aliaj, i cili tregon se në kohën e komunizmit ai shpesh përfundonte në Rajonin e Policisë dhe e rrihin sepse këndonte.

Robert AliajUnë jam spiunuar shumë herë, në rajonin e policisë më çonin shumë shpesh, unë paraqitesha për të ngrënë dajakun tim.

Kur thua dajak e ke në kuptimin figurativ?

Robert Aliaj: Dajak, dru isha shumë i ri sepse unë këndoja. Mbyllnim me batanije dritaret dhe ishim rreth shoqëror i ngushtë, goca, çuna bënim party.

Për çfarë moshe bëhej fjalë?

Aliaj: 18 vjeç. Shteti kishte qejf të të rrihte. Edhe tek një rreth i ngushtë merreshe vesh se çfarë kishim bërë ne të tjerët. Këndonim këngë italiane, amerikane.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU