Robert Aliaj: Gjatë komunizmit përfundoja shpesh në rajonin e policisë dhe më rrihnin, kishin frikë të rrinin me mua

robert aliaj

Në emisionin “Aldo Morning Show” në tvklan është folur për temën “të jesh spiun, je i mirë apo i keq në sy të shoqërisë?”

Në një video online ka qenë edhe artisti i njohur, Robert Aliaj, i cili tregon se në kohën e komunizmit ai shpesh përfundonte në Rajonin e Policisë dhe e rrihin sepse këndonte.

Robert AliajUnë jam spiunuar shumë herë, në rajonin e policisë më çonin shumë shpesh, unë paraqitesha për të ngrënë dajakun tim.

Kur thua dajak e ke në kuptimin figurativ?

Robert Aliaj: Dajak, dru isha shumë i ri sepse unë këndoja. Mbyllnim me batanije dritaret dhe ishim rreth shoqëror i ngushtë, goca, çuna bënim party.

Për çfarë moshe bëhej fjalë?

Robert Aliaj: 18 vjeç. Shteti kishte qejf të të rrihte. Edhe tek një rreth i ngushtë merreshe vesh se çfarë kishim bërë ne të tjerët. Këndonim këngë italiane, amerikane.

Pra ti haje dru se këndoje këngë, jo se kishe pirë?

Robert Aliaj: Jo, jo fare sepse në party këndohej, krijohej një atmosferë që ishte nuk lejohej.

 Sa herë të kanë rrahur në polici?

Robert Aliaj: Shumë herë, u bë si gjë e zakonshme kjo gjë. Mua duhet të ma fusje plumbin nëse doje të më ndaloje, shpëtova. Isha njeri që flisja, e për këtë spiunohesha.

Kur këndoja në estradën e shtetit me cirkun, largohej e gjithë orkestra. Iknin dhe ma kanë thënë vonë në demokraci ne kur vije t’i largoheshim që mos futeshim në burg se quheshim dëshmitarë./tvklan.al  


Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ TREGON PSE VESH FUNDE E FUSTAN: KAM 12 VITE QË E BËJ. SHKËPUTEM NGA LLUMI!