Robert Aliaj duket se është një nga kritikët e “Festivalit të Këngës” në RTSH, i cili është i pakënaqur nga vendimi i fitueses së çmimit të parë, Ronela Hajati.
Gjatë një interviste, ai shprehu opinionin e tij lidhur me përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2022” me këngën e Ronela Hajatit, e cila ka marrë shumë kritika në rrjetet sociale.
Ai u shpreh se ndjente keqardhje që “muzika tallava do të shkojë në “Eurosong”, duke iu referuar këngës “Sekret” të Ronelës. Sipas tij, ne jemi “një model shoqëror që s’do sundojmë kurrë”.
“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”- u shpreh ai.
Artisti foli edhe për stilin e tij të veçantë teksa u shpreh: “Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, t’i thotë veshja pa fjalë.
Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social”. /preferenca-al.com
____________________
Kliko edhe:
ROBERT ALIAJ: KUR S’TË DASHUROJ MË SHUMË TË DUA (TEKSTI DHE KËNGA)
Intepreton Robert Aliaj
Kur hënët shtegtonin në rrugët e tjera
Shirat e vjeshta sa po vallëzonin
Kërkoj të ngrohem, shtëpia ime vend
Poshtë një ditë qiell të fluturoj më tremb
Ndaj kur s’të dashuroj më shumë të dua
Lërmë të digjem në buzët e tua
O sa të dua.
Dhe si i marrë përpiqem i etur
Ndez një cigare nga zjarri i pandezur
Mbrëmje e martë ekranet shesin
Jeton…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult