Këngë që s’harrohet/ “O sa të dua” nga Robert Aliaj (teksti dhe kënga)

Intepreton Robert Aliaj

Kur hënët shtegtonin në rrugët e tjera
Shirat e vjeshta sa po vallëzonin
Kërkoj të ngrohem, shtëpia ime vend
Poshtë një ditë qiell të fluturoj më tremb

Ndaj kur s’të dashuroj më shumë të dua
Lërmë të digjem në buzët e tua
O sa të dua.

Dhe si i marrë përpiqem i etur
Ndez një cigare nga zjarri i pandezur
Mbrëmje e martë ekranet shesin
Jeton vetminë time gjakun ma ndezin

Ndaj kur s’të dashuroj më shumë të dua
Lermë të digjem në buzët e tua
O sa të dua.

——————————————

Nga po ky këngëtar:

ROBERT ALIAJ: MË DHUNUAN 20 POLICË, SHEFI I POLICISË SË BERATIT MË ÇAU FYTYRËN…

Artisti Robert Aliaj Dragot ka rrëfyer një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij duke thënë se e kanë dhunuar në vitin 1991.

Ai kishte shkuar në një koncert recital në qytetin e Beratit, ku tentonin ta nxirrnin me zor.

“Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kisha të ftuar Dritëro Agollin, meqë konsiderohej komunist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik.

Kishin hap telashe ndërkohë mua po më hapnin telashe për të më vonuar shown, thashë që nuk nis pa ardhur Dritëroi se është një fyerje për një personazh që kam respekt, një njeri që më ka udhëzuar më shumë se sa më ka penguar….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU