Robert Browning: Mbrëmë të pashë në ëndërr…

Mbrëmë të pashë në ëndërr,
Fytyra jote tërheqëse sa kishte ndryshuar!
Të pyeta “Ca dashuri, ca besnikëri e ke ruajtur?
Ti u përgjigje: “Besnikëria ka firuar, dashuria ka zënë akull”.

Kur u zgjova, një lumturi të dyfishtë ndjeva:
Zgjimi ishte një gjë, pas tij erdhi kjo tjetra,
Edhe pse ndihesha zemërthyer për këtë,
Unë doja të njëjtën gjë.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Dorothy Parker: Do ta harroj udhën e lotëve…