Robert De Niro: Mbajeni mbyllur gojën kur nuk keni gjë për të thënë…

Nga Robert De Niro

“Unë kam mësuar dy gjëra të mëdha në jetë që dëshiroj t’i bashkëndaj me gjithkënd që do të jetojë si njeri:

Kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën kur nuk keni gjë për të thënë!”.

ObserverKult


Lexoni edhe:

THËNIE NGA ROBERT DE NIRO: MOS I TRADHTONI KURRË MIQTË DHE MBAJENI GOJËN TË MBYLLUR…

Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi.

Por gjithashtu, ai është regjisor dhe producent filmi.

Aktori i njohur, Robert De Niro vjen prej një familje artistësh: nëna e tij, Virginia Admiral, ka qenë piktore, i ati i tij, Robert, ishte piktor, skulptor dhe poet. Robert de Niro u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan.

Robert De Niro ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panumërta edhe si një mentor i mirë për studentët

Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

Ndonjëherë, nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

Njëherë dikush më tha: Mos e lë veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult