Robert Desnos: Poema e fundit

Ëndërrova aq fuqishëm për ty,
Aq shumë eca, aq shumë fola,
Aq shumë desha hijen tënde,
Që nuk m’ mbetet gjë nga ti.

M’mbetet t’jem hija n’mesin e hijave,
T’jem një qind herë më shumë hije se hija,
T’jem hija që do t’vjen dhe rivjen
N’jetën tënde me diell.

Përktheu : Çlirim Lazaj