Robert Frost: Një shëtitje e vonë
Përktheu: Irena Dono
Kur kaloj mes fushës së kositur,
pas korrjes së dytë e përndritur
kashtë e lëmuar mbuluar me vesë
shtegun e kopshtit ka zënë në gjysmë.
Dhe kur në tokën e kopshtit hapat hedh
deri te lëmshi i barërave të këqija i tharë,
gumëzhima e zogjve vajtimtarë
është më trishtuese se çdo fjalë.
Një pemë ndanë murit e zhveshur rri
veç një gjethe të kafenjtë ka që lëkundet,
e shqetësuar, ndoshta jo nga mendimi im
bie butë me pak përpëlitje.
Pa shkuar deri në fund të rrugës së nisur,
ndalem të zgjedh blunë e zbehur,
të lules së fundit aster të mbetur
për të ta çuar ty sërishmi.
ObserverKult
LEXO EDHE: