Robert Ndrenika: Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën, por…

Artisti i mirënjohur Robert Ndrenika, ka folur për protestën që po zhvillohet prej dy ditësh në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Në një prononcim për “News 24” Ndrenika është shprehur se “Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën por anarshinë e URREJ!!!”

Kujtojmë që prej dy ditësh Tirana është përfshirë nga një valë protestash, ku protestuesit kanë qëlluar me gur dhe sende të forta policinë si dhe institucionet. Ndërkaq blutë janë kundërpërgjigjur duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës, spraj, apo ujë me presion.

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj duket se nuk ka mjaftuar për qetësimin e situatës, ndërkohë që sot është paralajmëruar një tjetër protestë.