Robert Redford: Sot nuk ka dinjitet. Është e trishtueshme…

robert redford

Nga Robert Redford

“Mësova që në moshë të vogël të jem i fortë përballë çdo vështirësie. Këtë më ngulitën në mendje nga vitet e para të jetës sime. Fjala “dinjitet” ishte tepër e rëndësishme për familjen time.
“A e ruajte dinjitetin?” ishte pyetja e vazhdueshme.
Kur më rrihte ndonjë mësues në shkollë, prindërit e mi nuk më pyesnin “të dhembi” por “a qëndrove me dinjitet?”
Kjo fjalë do të thoshte ruaj gjakftohtësinë kur gjendesh nën presion.
Mbi të gjitha, duhej të ruash një lloj vetëpërmbajtjeje kur gjithçka po shkatërrohet rreth teje.
Dhe mendoj se më bëri mirë.
Dinjiteti. Mbi këtë fjalë u bazua edukimi im dhe sot nuk ekziston në botë. Është e trishtueshme…”

Në shqip Shpendi Shakaj

ObserverKult

Lexo edhe:

Dinjiteti? Ah, i shkreti, trajtohet shpesh si pare xhepi!