Poezi nga Robert Shvarc
Eja… kokën dua ta mbështes
Mbi gjirin tënd të tallazitur…
Jam lodhur shumë, ndoshta edhe vdes-
Se kam një jetë duke të pritur!
Eja… dua të kridhem tek ti,
Thellë e më thellë, siç di vetë,
Në mos qoftë as kjo dashuri,
Më thuaj ç’dreqin mund të jetë?!
ObserverKult
———————————
Lexo edhe:
SHKRIMTARIN E NJOHUR, ROBERT SHVARC- E ARRESTUAN, E RRAHËN DHE E PËSHTYNË ENVERISTËT…
Si u arrestua Robert Shvarc dy herë nga Sigurimi i Shtetit, duke e rrahur te “Shtëpia me gjethe” dhe te “Selvija”, ku enveristët “e peshuan për veshësh”, që të tregonte pjesëtarët e grupit, por ai…?!
Nga: Dashnor Kaloçi
U publikua kohë më parë historia e panjohur e përkthyesit të njohur, Robert Shvarc, i cili në vitin 1945-së bashkë me gjyshen e tij shkonin në burgun e Tiranës, për t’i dërguar ushqime, gjyshit të tij, Johamit, që mbahej i arrestuar dhe vdiq aty në rrethana të panjohura.
Dëshmia e Genc Kokës, (i biri i kolonelit zogist, Sami Kokës, që vuajti 30 vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës), për historinë e grupit të shokëve të tij të gjimnazit të Tiranës, ku bënin pjesë edhe Amik Kasaruho, Vasil Melo, Emil Totozani, Triumf Nepravishta, Milto Dado dhe Qemal Jusufati, të cilët u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit, pasi shtypën disa trakte dhe ua dhanë shokëve të tyre, Guljelm Paci, Ndoc Ljarja, Petro Konomi dhe Filip Alina, për t’i shpërndarë në qytetin e Shkodrës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU