Roberto Bolaño: “Bestsellerët” më duken si njëfarë poshtërsie; janë të keqshkruar e flasin për gjëra krejt të zbrazëta…

Nga Roberto Bolaño

“Fare nuk ndihem sikur t’u përkas dy botëve njëherësh. Jam shkrimtar, e gjithashtu shkruaj romane, shkruaj tregime, e po ashtu shkruaj edhe poezi. Do të kisha fort dëshirë të shkruaja edhe ese, ndonëse është më e udhës mos ta bëj sidoqoftë. Asnjë dyzim nuk shoh këtu megjithatë. Kurse lidhur me tregun letrar, tashmë jam botuar në dy shtëpi botuese të fuqishme, e fitoj kënaqshëm. E mundem vetëm të pajtohem, ngaqë nuk jam aspak mazokist. Nuk kam ndërmend t’ia dhuroj veprat e mia ndonjë botuesi, fundja. Mendoj që është tepër e vështirë të shmangësh tregun, qoftë edhe për poezinë. Gjithsesi ka tregje alternative, mirëpo çështja nuk ka të bëjë thjesht me tregun, por me cilësinë e jetës. Kushdo që lexon poezi, është dikush që zotëron më shumë kulturë sesa po të lexonte veç prozë, e shija e tij estetike theksohet edhe më tutje dukshëm, nëqoftëse lexon edhe poezi, edhe prozë, ose kur nuk lexon vetëm libra bestseller. Sepse bestseller-ët, për më tepër, mua më duken si njëfarë poshtërsie; janë të keqshkruar e flasin për gjëra krejt të zbrazëta. Unë më mirë të shoh televizor, se të lexoj një bestseller”.

Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri

ObserverKult


Lexo edhe:

Roberto Bolano: Letërsia në thelb më ka shërbyer për të lexuar!