
Robin Williams ka thënë:
“Çdo ditë, në çdo cep të botës, ka dikush që lufton një betejë të heshtur në mendjen e tij, me depresionin.
Depresioni nuk është thjesht trishtim apo një gjendje e keqe shpirtërore. Është një peshë që të tërheq poshtë, një zbrazëti që të gllabëron. Njerëzit mendojnë se ata që i bëjnë të tjerët të qeshin nuk mund të jenë të thyer brenda, por ndonjëherë është e kundërta: ata që shpërndajnë më shumë dritë janë pikërisht ata që kanë njohur errësirat më të thella.
Prandaj, ji i sjellshëm, sepse kurrë nuk e di kush e fsheh stuhinë e tij pas një buzëqeshjeje.”
ObserverKult
lexo edhe:

Robin Williams: Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndihesh vetëm
Thonë se gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh vetëm. Nuk është. Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndihesh vetëm.
Ata që të shikojnë sikur je prej qelqi, që dëgjojnë zërin tënd, por kurrë nuk dëgjojnë vërtet. Fillon të ndjehesh si fantazmë në jetën tënde, i pranishëm por i padukshëm, me mall për marëdhënie të vërteta por gjen vetëm shikime dhe fjalë të zbrazëta.
Në shqip Shpendi Shakaj
ObserverKult