Rodaan Al Galidi: Dua të bëhem një me ty…

Dua të shtrihem pranë teje
si një dallgë pranë një dallge.
Dua të bëhem një me ty
si një dallgë mbi tjetrën.
Dua të ndjek si
një dallgë që ndjek tjetrën.
Dua të udhëtoj në ty
si një dallgë në tjetrën.
Dua të udhëheq si
një dallgë që udhëheq tjetrën.
Dua të zhdukem në ty
si një dallgë në tjetrën.
Dua të përqafoj ty
si një dallgë që përqafon dallgën.
Të dashuroj si një dallgë,
blu
përherë e dallgëzuar.

*Titulli origjinal: Si një dallgë

Përktheu: Çlirim Qormemeti

ObserverKult