VIDEO: E çuditshme: Ja pse u ndalua ky rol i Kadri Roshit. Nuk u shfaq kurrë në ekran!

Nga shumëkush Kadri Roshi është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Kishte talent të lindur dhe regjisorët e vlerësuan për angazhimin dhe seriozitetin e treguar në punë.

Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik. Në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.

Kadri Roshi është “Nderi i Kombit” nga viti 1999.

kadri roshi

ObserverKult ua sjell një kuriozitet që lidhet me krijimtarinë e tij:

Në vitin 1980 regjisori Kujtim Çashku, pas filmit “Ballë për ballë”, mori përsipër një tjetër vepër nga krijimtaria e Kadaresë, “Gjakftohtësia”, skenarin e të cilit, mbi motivet e Kadaresë, e kishte shkruar Bashkim Shehu.

Një nga rolet e shumtë të filmit, Çashku ia besoi aktorit të madh Kadri Roshi, të cilin e kishte pasur edhe në filmin e mësipërm.

Në AQSHF gjenden vetëm dy akte nga ky film, një njërin prej të cilit shfaqet aktori Kadri Roshi, me Drita Pelinkun.

Në film interpretonin edhe të tjera emra të shquar si Bujar Lako, Reshat Arbana, Guljelm Radoja, Rikard Ljarja, etj .

Ky film u ndalua, për shkak të vetëvrasjes së kryeministrit dhe dënimit të gjithë familjes Shehu.


Kadri Roshi:

Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati

Përfundoi studimet e larta në Zagreb të Kroacisë.

kadri roshi

Aktori Kadri Roshi e filloi karrierën e tij si sufler, pastaj si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.

Që nga ajo kohë numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi.

Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

Filmografia:

  • Kolonel Bunker (1998)
  • Kaskadori shqiptar (1998)
  • Mirupafshim (1997)
  • Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar,shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
  • Tingujt e harresës (1996)
  • Plumbi prej plasteline (1995)
  • Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)
  • Një ditë nga një jetë (1994)
  • Dhelpra dhe rrushte – Ezopi… teatër
  • Vdekja e burrit (1991)
  • Fletë të bardha (1990)
  • Misioni përtej detit (1988), Miço varfanjaku
  • Pesha e kohës (1988), Kryetari
  • Rikonstruksioni (1988), Profesori
  • Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami
  • Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni
  • Dasma e shtyrë (1984), Groshi
  • Fejesa e Blertës (1984), Uani
  • Apasionata (1983), Shoku Demosten
  • Era e ngrohtë e thellësive (1982), Brigadier Rakipi
  • Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani
  • Partizani i vogël Velo (1980), Bariu
  • Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi
  • Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit
  • Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni
  • Gjeneral gramafoni (1978), Parandili
  • Njeriu me top (1977), Plaku Mere
  • Shëmbja e idhujve (1977), Cubi
  • Zemrat që nuk plaken (1977), Mësuesi në pension
  • Fije që priten (1976), Marko Rovina
  • Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari
  • Përballimi (1976) Neziri, Kulaku
  • Tokë e përgjakur (1976), Xha Arifi, Mullixhiu
  • Kur zbardhi një ditë (1971)
  • Malet me blerim mbuluar (1971), Safa Ymeri
  • I teti ne bronz (1970), Ademi
  • Furtuna (1959), Oficeri italian
  • Tana (1958), Lefteri

Përgatiti T.K/ ObserverKult


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ: JA KUSH ISHTE KADRI ROSHI