Regjisori i njohur Roman Polanski, i cili dy vite më parë u përjashtua nga Akademia Amerikane e Filmit, “Oscar”, për shkakun e përdhunimit të një 13-vjeçareje, ka humbur gjyqin.
Sikurse raporton Reuters, gjykata në Los Angelos, iu drejtua regjisorit polako-francez që të paraqiste çdo provë që ai konsideronte të rëndësishme, në Akademi, duke përfshirë një përmbledhje të gjatë nga avokati i tij dhe një deklaratë me videomesazh, por kjo dështoi pasi pafajësia e tij nuk u provua me asnjë argument.
Avokati i Polanskit, kërkoi që regjisori të trajtohet më ndershmëri dhe të mos hidhet poshtë puna e tij e shkëlqyer ndër vite, pavarësisht nga ato që kanë ndodhur.
Në fakt, 87-vjeçari u dëbua nga Akademia, në maj të vitit 2018. Më vonë, Polanski pranoi se, ka kryer marrëdhënie seksuale të paligjshme me minorenen, në vitin 1977, rast pas të cilit, kreu 41 ditë burg dhe u largua nga SHBA, për shkak të frikës nga arrestimi.
Gjatë viteve të fundit, regjisori është ndeshur me shumë akuza për përdhunim, por të gjitha i ka mohuar. Mes grave që e kanë paditur, ishte edhe aktorja Valentine Monnier, e cila e ka akuzuar 87-vjeçarin, se e ka përdhunuar në moshën 18-vjeçare, në një resort skish në Zvicër, në vitin 1975.
Përkundër pretendimeve, Polanski fitoi një “Oscar” në vitin 2003, për regjinë e dramës së Luftës II Botërore, “Pianisti”, si dhe një çmim për regjinë më të mirë, në “Cesar Awards” të Francës, transmeton ‘konica.al’.
Regjisori u përjashtua nga Akademia, së bashku me komedianin amerikan Bill Cosby, i cili u dënua në vitin 2018, për drogë dhe përdhunimin e një gruaje, në 2004-ën.
Akademia, së fundmi, ka dëbuar edhe producentin Harvey Weinstein, në vitin 2017, i cili është dënuar me 23 vjet burg në New York, shkurtin e këtij viti, për përdhunim dhe sulm seksual.