Ron Whitehead: Në shtator

Poezi nga Ron Whitehead

Yjet bëhen më të ndritshëm.
Ditët shkurtohen.
Netët zgjaten.
Kur m’u afrove
dhe më kape dorën,
më shikove thellë në sy
dhe the: “Unë të dua.”
Harrova që ishim ulur në një restorant.
E gjeta veten me ty nën yje,
rrinim afër njëri-tjetrit, mbaheshim për dore, putheshim butësisht,
ndërsa një përruar i valëzuar këndonte një këngë të ëmbël.
Koha ndaloi.
Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi.
Kur kamarieri pyeti: “A do të jetë kjo e gjitha?”
Unë i thashë: “Po, faleminderit.”
Rrinim ulur, të mahnitur në atë moment,
sall edhe për pak kohë, dhe më pas erdhi koha për të shkuar.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

JEFF WEDDLE: NJË LETËR PËR XHEVDET BAJRAJN