Ronela Hajati: Nuk ka më ‘ne’… (teksti dhe kënga)

Kam frikë të kërkoj përsëri,
një njeri që nuk do të fali,
Kur vitet të ikin, kujton
se koha nuk kthehet më pas
Edhe ike pa të thënë më fal

Veç di se çdo gjë shpërblehet
në këtë jetë, fati im pa ty ka nisur
S’do më kesh ti. Nuk do më shohin
duke pritur poshtë shtëpisë së tij.

E ndjej dhe e di nuk ka më kthim
Di se, nuk ka më ‘ne’
Do të kem një tjetër jetë
Vetë më the se zemra ty të do.

Jo mos shko
Këngën tonë, nuk e kujton
Dhe çdo ditë më shumë harron
Kur të thonë se jeta vazhdon.

Veç di se çdo gjë shpërblehet
në këtë jetë, fati im pa ty ka nisur
S’do më kesh ti. Nuk do më shohin
duke pritur poshtë shtëpisë së tij.

E ndjej dhe e di nuk ka më kthim
Jo nuk ka më kthim.

ObserverKult

———————————————————————————-

LEXO EDHE: VJEN REAGIMI I RONELA HAJATIT: AGIMIN E KAM MIK, LEJE I MORA LUAN ZHEGUT E OSMAN MULËS

Këngëtarja Ronela Hajati ka pranuar se nuk ka marrë leje për tekstin e këngës “A do të vish” nga tekstshkruesi Agim Doçi, duke u mjaftuar me miqësinë që pretendon se ka me këtë të fundit.

E kontaktuar nga Dosja.al, Ronela Hajati tha se për pjesën e tekstit që ka marrë nga kjo këngë, ka kërkuar leje nga Luan Zhegu dhe Osman Mula dhe ka marrë konfirmim prej tyre.

Kërcënimit të Doçit për t’u përballur në Gjykatë, Hajati iu përgjigj me fjalët: “Agimin e kemi mik, s’ka lidhje këtu për Gjykatë!” 

“Me thënë të drejtën i ka kërkuar leje Luanit dhe Osman Mulës dhe kam marrë konfirmim… Agimin e kemi mik, s’ka lidhje këtu për Gjykatë! Qofshi mirë,”– tha Hajati ndër të tjera.

Në një komunikim, Agim Doçi u tregua mjaft i prerë kur tha se ‘hajdutët do të ndëshkohen’, duke paralajmëruar një padi në gjykatë për të drejtat e autorit për tekstin e kësaj kënge.