“Rosa Mandarinë”, shpendi më i bukur në botë fotografohet pranë Liqenit artificial në Tiranë

Rosa Mandarinë (Aix galericulata), që vlerësohet nga vëzhguesit e zogjve si një nga shpendët më të bukur në botë është një vizitore shumë e rrallë edhe në Shqipëri.

Dimrin e këtij viti vetëm një specie është shfaqur në Liqenin artificial të Tiranës duke bashkëjetuar me rosat e tjera.

Rosa Mandarinë është me prejardhje nga Azia Lindore dhe shquhet për ngjyrat mbresëlënëse dhe format që merr gjatë notimit në ujë.

Studiuesi i shpendëve Mirian Topi tha se kjo specie mund të jetë shkëputur nga ndonjë rezervat i ruajtur natyror në vendet e rajonit nga ku ka ardhur në Shqipëri.

Rosa Mandarinë u fotografua në Liqenin e Tiranës nga gazetari Raimond Kola./ voa

ObserverKult


Lexo edhe:

BETONIZOHET PARKU I LIQENIT, TEATRI I RI I KUKULLAVE KUSHTON 10 MILIONË EURO- RRETHOHET ME KULLA

Shembja e godinave të Gardës së Republikës, në afërsi të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, i ka hapur rrugë ngritjes së kullave shumëkatëshe. Tashmë kanë filluar projektet dhe ndërtimet në këtë hapësirë.

Në zonë janë shfaqur maketet e para të kullave. Në atë pronë, e cila ka qenë deri para pak kohësh publike, do të ndërtohen hotele luksoze dhe godina banimi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se me largimin e godinave të Gardës së Republikës, parku do të zgjerohej.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult