Egoist ti ke fituar.
s’ishte thënë të jemi bashkë.
të të kem unë jam munduar
dhe naive dhe pafaj.
Një gabim më ka mësuar
e trishtuar më nuk jam.
nga fluturimi jam rrëzuar
por nuk jam as e pafat.
Një dritë të kaltërt unë do ta gjej
ti jap ngjyra ditëve t’mija.
një ditë me diell diku më pret
do flutroj unë me krahët e mija.
Egoist ti ke fituar.
s’ishte thënë të jemi bashkë
dhe sa shumë unë i besova
vetes por jam e pafaj.
Një dritë të kaltërt unë do ta gjej
ti jap ngjyra ditëve t’mija.
një ditë me diell diku më pret
do flutrojë unë me krahët e mija.
Prapë do të ngrihem mbi retë
pa u trembur jo nga lartësitë
atje do endem e lirë
flatra qiellin do pushtoj.
ObserverKult
Lexo edhe:
ROSELA GJYLBEGU: SOT KA PAK MUZIKË E MË SHUMË FASADË, KA PAK SHPIRT E SHUMË ZHURMË …