Kur të jesh mërzitur shumë… intepreton Rosela Gjylbegu
Teksti: Dritëro Agolli
Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe, kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje…
ObserverKult
Lexo edhe:
ROSELA GJYLBEGU: SOT KA PAK MUZIKË E MË SHUMË FASADË, KA PAK SHPIRT E SHUMË ZHURMË …
Rosela Gjylbegu që në fëmijëri ishte e përfshirë në aktivitete të ndryshme shkollore. Mori pjesë në festivalet e fëmijëve në Shkodër si koriste, e më pas si soliste në vitin 1999, duke u vlerësuar kështu me çmimin e dytë, në një trio të kompozuar nga Jetmir Barbullushi me titull “Të Europës jemi ne”.
Në vitin 2003 Roselës i jepet një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e saj. Në “Ethet e së premtes mbrëma”, tregoi vlerat dhe talentin vokal. U vlerësua e treta në këtë spektakël dhe fitoi simpatinë e publikut të gjërë.
– Rosela, keni arritur sukses në skenën tonë muzikore, sukses i cili ndoshta para dy dekadash ishte i paimagjinueshëm për ju. Si arritët të futeni në botën e muzikës dhe të renditeni krahas artistëve më të famshëm në vend dhe më gjerë?
– Si çdo fëmijë edhe unë rastësisht duke u marrë me angazhimet artistike në shkollë u pikasa nga mësuesja ime e muzikës, e cila me zgjodhi e me shtyu që të merrja pjesë në fazat përzgjedhëse për…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU