Rosela Gjylbegu: Ishe ti më e mira… (teksti dhe kënga)

Një ditë t’bukur maji të takova.
Tek një lule.
Plot me andje n’zemër ty të kundrova,
derisa një ditë ti mu përule.

Por tashmë je vyshkë e më s’ke erë,
fletët e tua për mua nuk kanë më vlerë.
Ti s’je lulja e bukur e ditës s’majit,
por je lulja n’zemrën time t’vajit.

Ishe ti më e mira ndër të tjera,
gonxhe e bukur mbushur plot me ngjyra.
Pse flet’t tuja t’bukra i merr era?
Pse kaq shpejt pranverë?