Rosela Gjylbegu: Kur një ditë të kthehesh ti (teksti dhe kënga)

Fjalët tua aq të rrejshme
qenë të vrazhda për me zgju dashnin’ time
As që ditën mem ngushllue
as në çastet kur për ty unë sytë i meksha
Fjalet tua aq të vrazhda
s`qen’ në gjendje me pajtue zemrën time
ishin vetëm sy e tue asgjë tjetër nuk na lidhte

Kur një ditë të kthehesh ti
i përbuzur nga të gjithë
dhe dëshiron ta kesh pranë, ndokënd afër veti
Mos kërko strehin te unë
se ngrohtësia në shpirtin tim
ka shumë kohë që fluturon për ty në amshim
Kur një ditë të kthehesh ti
dhe e kupton se je fajtor
se unë ende po jetoj pa fat dhe dashni
dhe çkado që tash premton
është shumë vonë për shpresën tonë
për urrejtje dhe dashni për ne të dy

çdo mesnatë unë të shoh në andërr
gjoja se po fle pranë meje si dikur
Çdo mesnatë më zgjon kujtimi
se më lodhi dashuria me këto ëndrra
Çdo mesnatë unë të shoh në andërr
si largohesh ti i heshtur pa buzëqeshje
Fjalët e fundit janë për ty
sytë e mi janë tuj lotu.

Kur një ditë të kthehesh ti
i përbuzur nga të gjithë
dhe dëshiron ta kesh pranë, ndokënd afër veti
Mos kërko strehin te unë
se ngrohtësia në shpirtin tim
ka shumë kohë që fluturon për ty në amshim
Kur një ditë të kthehesh ti
dhe e kupton se je fajtor
se unë ende po jetoj pa fat dhe dashni
dhe çkado që tash premton
është shumë vonë për shpresën tonë
për urrejtje dhe dashni për ne të dy.