Rovena Dilo & Gent Bushpepa & Jonida Maliqi: S’jam baladë (teksti dhe kënga)

Ishe shkruar, i tërbuar shoh një dorë 
Shpoj mjegullën nga nikotina…
Dhe mbarojmë mbi faqet që puthen
Ishe shkruar ti merr frymë po
shpirti i vrarë ka mbetur prej vet mallkimit
E filloj nga zemra që pata nga
zemra që dua nga zemra jote
Ti provoje një grusht me plumb
e ndoshta do ndihesh si unë.

S’jam baladë, s’jam baladë
s’jam pa gjak e pa zjarr
le të më fal Perëndia
S’jam baladë pa mëkat
mos jeto në këtë natë
ulërinë dashuria.

Ishe shkruar kohë nuk
mbeti të kuptohet thelbi
asaj që jemi ne të dy
Ishe shkruar dylli i zbehur s’di
se ku kam ngecur duke kërkuar
me të gjeta mes dhimbjeve të mija
në venat e mija
meritoje një fjalë nga unë
ta dish se rëndon si një plumb.

S’jam baladë, s’jam baladë s’jam pa gjak
e pa zjarr le të më fal Perëndia
S’jam baladë pa mëkat mos jeto
në këtë natë ulërinë dashuria.

Eksploduam me aq shumë gabime
dashuri e jetës time.